PRISHTINË, 9 nëntor – Në Kosovë figurojnë 534 mjekë të papunë, ndërsa qindra të tjerë e ushtrojnë profesionin jashtë vendit.
Sipas Odës së Mjekëve, vetëm gjatë dhjetë muajve të parë të këtij viti janë licencuar 1,042 mjekë.
Të dhënat e Odës Federale të Mjekëve të Gjermanisë tregojnë se në vitin 2025 atje ishin regjistruar 611 mjekë nga Kosova, prej të cilëve 568 profesionalisht aktivë.
Studentët e Mjekësisë thonë se mungesa e vendeve të punës dhe e mundësive për specializim po i shtyn të diplomuarit të largohen.