PRISHTINË, 10 nëntor – Banorët e Ulpianës dhe Ministria e Rinisë dhe Sportit kanë kundërshtuar planin e Komunës së Prishtinës për një objekt të ri dhe parking nëntokësor pranë “Fontanës”.
Komuna e ka lidhur projektin me nevojat e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030. Ministria thotë se ndërtimet nuk janë pjesë e planit për organizimin e lojërave.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi se “Fontana” nuk do të preket dhe se projekti nuk do të vazhdojë pa mbështetjen e banorëve.
Vendndodhja e projektit është miratuar nga Kuvendi Komunal, por ndërtimi mbetet objekt kundërshtimesh.