PRISHTINË, 11 nëntor – Kosova ka planifikuar mbi 224 milionë euro për mbrojtjen në vitin 2027, buxheti më i lartë i propozuar deri tani për këtë sektor.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi të martën se fondi i parashikuar arrin në 224.17 milionë euro.
Sipas tij, paratë do të përdoren për pajisje dhe sisteme të reja ushtarake, modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse.
Fondi është pjesë e projektbuxhetit të vitit 2027, i cili duhet të miratohet nga Kuvendi.