17.11.2026
Sociale

Mungesa e Sevelamerit prek 177 pacientë në dializë në Kosovë

Prej muajsh, pacientët që trajtohen me dializë në Kosovë po e blejnë vetë Sevelamerin, pasi SHSKUK-ja nuk ka kontratë furnizimi.

PRISHTINË, 16 nëntor 2026 – Në Kosovë, 177 pacientë që trajtohen me dializë po përballen prej muajsh me mungesën e terapisë Sevelamer, e përdorur për kontrollin e nivelit të fosforit në gjak.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës konfirmoi se nuk ka kontratë të vlefshme për furnizimin me këtë bar. Pacientët detyrohen ta blejnë vetë në farmaci.

Një kuti kushton rreth 95 euro. SHSKUK-ja ia ka atribuar vështirësitë operatorëve ekonomikë dhe mungesës së një kontrate për furnizim.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.