Përdorimi i shtuar i energjisë elektrike gjatë muajve të nxehtë ndikoi në rritjen e inflacionit, sipas analizës së Bankës së Shqipërisë.
Në korrik dhe gusht, më shumë familje konsumuan mbi 700 kilovat-orë energji në muaj dhe paguan tarifën më të lartë. Kjo rriti çmimin mesatar të energjisë.
Banka vëren se ndikim më të madh në inflacion patën çmimet e naftës, të lëndëve energjetike dhe të ushqimeve.