18.11.2026
Bota

Putin pret rezultate të rëndësishme nga takimi me Trumpin dhe Xi-në

Presidenti rus tha se pret rezultate të rëndësishme nga takimi i së enjtes në Shenzhen me Donald Trumpin dhe Xi Jinpingun.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se pret rezultate të rëndësishme nga takimi me presidentin amerikan Donald Trump dhe udhëheqësin kinez Xi Jinping, të planifikuar për të enjten në Shenzhen.

Duke folur në një forum ekonomik në Kinë, Putin tha se bashkëpunimi mes vendeve është i nevojshëm në një kohë tensionesh politike dhe ekonomike.

Putin zhvilloi të mërkurën edhe bisedime të veçanta me Xi-në. Presidenti kinez bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit mes Pekinit dhe Moskës.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.