19.11.2026
Turizëm

Rritet me 23,3% numri i udhëtarëve në Rinas

Numri i udhëtarëve në Aeroportin e Rinasit u rrit me 23,3 për qind në tremujorin e tretë, sipas administratës së aeroportit.

TIRANË — Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi 23,3 për qind më shumë udhëtarë në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas administratës së aeroportit, e cila citon të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, Tirana kryesoi aeroportet e mëdha evropiane për ritmin e rritjes së numrit të udhëtarëve në këtë periudhë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.