24.11.2026
Ekonomi

Kusari-Lila: Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro

Mimoza Kusari-Lila tha se investimet e huaja direkte në Kosovë kanë kaluar për herë të parë 1 miliard euro, gjatë një forumi në Frankfurt.

FRANKFURT, 23 nëntor — Investimet e huaja direkte në Kosovë kanë kaluar për herë të parë një miliard euro, tha të hënën ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila.

Ministrja paraqiti mundësitë për investime në Kosovë gjatë një forumi ndërkombëtar në Frankfurt të Gjermanisë.

Ajo u bëri thirrje investitorëve të huaj të shqyrtojnë mundësitë që ofron vendi, përfshirë sektorin e energjisë së rinovueshme.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.