19.09.2026
Rajoni

Ndërron jetë Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Kosovës në ekzil

Dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat kryesore të politikës kosovare të viteve ’90 dhe ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë, në Gjermani.

Ka ndërruar jetë Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil dhe një nga themeluesit e LDK-së. Bukoshi u shua në Gjermani, ku ishte trajtuar prej vitesh për probleme shëndetësore.

Ai drejtoi qeverinë në ekzil nga 1991 deri në 2000 dhe shërbeu si zëvendëskryeministër në kabinetin Thaçi (2011–2014). Mjek me profesion, Bukoshi ishte edhe ish-ministër i Shëndetësisë dhe profesor në Universitetin e Prishtinës.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.