29.10.2026
Sociale

Dy të rinj të vrarë pas një sherri për kafe në Manzë

Dy persona u vranë me armë zjarri rreth orës 01:45, pranë një pike karburanti në qendër të Manzës, pas një konflikti të nisur në një lokal për shkak se ekspresi ishte fikur.

Sipas burimeve, debati mes njërit prej klientëve dhe kamerierit u përshkallëzua, u përfshi banakieri dhe më pas edhe një person tjetër në lokal. Gjatë përplasjes mbetën të vrarë Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banorë të zonës.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se Kurti është qëlluar nga Paluçi, ndërsa Paluçi është vrarë nga Daniel P., 21 vjeç, i cili dyshohet se ndërhyri për të mbrojtur shokun e tij.

Autori i dyshuar, Daniel P., është në kërkim. Policia po kryen kontrolle në zonë dhe hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.