29.10.2026
Sociale

Nga 12 tetori, BE nis sistemin e ri digjital të hyrje-daljeve për udhëtarët jashtë zonës Shengen

Nga 12 tetori, Bashkimi Evropian nis sistemin e ri digjital të hyrje-daljeve, Entry/Exit System (EES), për qytetarët e vendeve joanëtare që udhëtojnë në zonën Shengen. Sistemi zëvendëson vulat në pasaportë me regjistrim biometrik të gjurmëve të gishtërinjve, fotografisë dhe datave të udhëtimit.

Qëllimi është të përshpejtohen dhe sigurohen kontrollet kufitare, duke parandaluar qëndrimet e paligjshme. EES do të zbatohet në 29 vende të Shengenit dhe pritet të jetë plotësisht funksional deri më 10 prill 2026.

Sistemi do të përdoret nga udhëtarët që nuk kanë pasaportë të BE-së dhe që qëndrojnë deri në 90 ditë, përfshirë shtetasit e Ballkanit Perëndimor që udhëtojnë pa viza. Në fazat e para priten vonesa, por më pas procesi do të jetë më i shpejtë dhe automatik.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.