30.10.2026
Politike

Tafa: Siguria kibernetike, pjesë e sovranitetit kombëtar

Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, deklaroi sot se mbrojtja kibernetike është “gur themeli i sovranitetit kombëtar” dhe një nga sfidat kryesore të epokës digjitale.

Duke folur në Konferencën e Tretë të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Tiranë, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të 32 vendeve anëtare, Tafa theksoi se sulmet e sponsorizuara nga shtete të ndryshme kanë testuar rezistencën e strukturave shqiptare, por kanë forcuar vendosmërinë për veprim.

Ai vlerësoi mbështetjen teknike të aleatëve të NATO-s dhe nënvizoi se nën drejtimin e kryeministrit Rama vendi ka avancuar në modernizimin e infrastrukturës digjitale.

Sipas tij, për t’u përballur me kërcënimet e ardhshme, duhet forcim i strukturave shtetërore dhe bashkëpunim më i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për rritjen e rezistencës kibernetike.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.