29.10.2026
Politike

Dumani: Ka pasur plane atentatesh ndaj prokurorëve të SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi në emisionin “Trialog” në RTSH1 se prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë marrë kërcënime të ndryshme, përfshirë edhe plane për atentate.

Dumani tha se krimi i organizuar përdor metoda të sofistikuara për të transmetuar mesazhe kërcënuese — nga telefonata dhe kërcënime ndaj familjarëve deri te kërcënimet me jetë dhe skemat për vrasje.

Ai paralajmëroi se kërcënimet janë reale dhe të shumëllojshme, duke vënë theksin te nevoja për masa sigurie dhe mbrojtje për prokurorët.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.