29.10.2026
Politike

Komisioni miraton ligjin për barazinë gjinore dhe nis shqyrtimin e atij për vullnetarizmin

Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Median, i drejtuar nga Jorida Tabaku, miratoi në parim dhe në tërësi projektligjin “Për barazinë gjinore”, ndërsa nisi shqyrtimin e nismës “Për vullnetarizmin”.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama, tha se ligji i ri për vullnetarizmin synon të krijojë një kuadër të qartë ligjor për nxitjen e angazhimit qytetar dhe promovimin e solidaritetit shoqëror.

Deputeti relator Ramion Kurti shtoi se nisma parashikon standarde ligjore dhe mbrojtje për vullnetarët, si dhe mekanizma që do të rrisin pjesëmarrjen e të rinjve në veprimtari shoqërore.

Shqyrtimi i projektligjit për vullnetarizmin do të vijojë në mbledhjet e ardhshme të Komisionit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.