29.10.2026
Politike

Rama: Shqipëria pritet të anëtarësohet në BE në vitin 2030

Kryeministri Edi Rama tha në Samitin e Zgjerimit të BE-së në Euronews se Shqipëria synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian në vitin 2030, sipas një kalendari të dakordësuar me Komisionin Europian.

“2030-a nuk është ëndërr, por një afat i llogaritur. Me Komisionin kemi rënë dakord për një kalendar ambicioz por të realizueshëm — për të mbyllur negociatat në fund të vitit 2027,” tha Rama në fjalën e tij online.

Ai theksoi se Shqipëria ka hapur pesë nga gjashtë grupkapitujt e negociatave brenda 11 muajve, “një rekord absolut për shpejtësinë e procesit.”

Sipas Ramës, përparimi i vendit është rezultat i “viteve të përgatitjes dhe stërvitjes së gjatë” dhe i “qasjes së re të Brukselit ndaj zgjerimit pas agresionit rus në Ukrainë.”

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.