29.10.2026
Politike

 Shqipëria hapi sot të gjithë grup-kapitujt e negociatave me BE-në

Në Bruksel, Shqipëria ka hapur sot të gjithë grup-kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian, duke shënuar përmbylljen e fazës së parë të procesit të anëtarësimit.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se “mbyllja e kapitujve është objektivi real që vendi duhet të arrijë tani”, ndërsa Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe theksoi se “Tirana do të jetë shumë shpejt në BE”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se objektivi mbetet anëtarësimi i plotë në vitin 2027 dhe se mbështetja e fortë politike në Evropë po e përshpejton këtë proces. Konferenca e përbashkët u shoqërua edhe me simbolika: Komisionerja Kos i dhuroi Ramës një Coca-Cola me logon shqiptare dhe një tortë me numrin 6 – për gjashtë grup-kapitujt e hapur brenda një viti.

Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përgëzoi Shqipërinë, duke e cilësuar hapin e sotëm si një arritje që e afron gjithë rajonin me Bashkimin Evropian. Presidenti Bajram Begaj e quajti momentin “fillim të një faze të re reformash të thelluara”.

Me hapjen e grupit të fundit, Shqipëria hyn tani në fazën e mbylljes së kapitujve – hapin vendimtar drejt anëtarësimit në BE.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.