29.10.2026
Politike

Berisha: Hetimi i SPAK është politik

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi si politik hetimin e SPAK lidhur me Kuvendin e Rithemelimit të PD-së në vitin 2021.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ky hetim nuk ka asnjë lidhje me hetimin pasuror ndaj tij dhe familjes së tij, i cili, sipas tij, është mbyllur dhe është dërguar tashmë në gjykatë.

Ai deklaroi se çdo financim i Kuvendit të Rithemelimit është deklaruar dhe se nuk ka pasur fonde të fshehura. Sipas Berishës, aktiviteti është financuar nga deputetë dhe aktivistë të PD-së, ndërsa kostot janë publike.

Berisha akuzoi prokurorinë për dezinformim, duke thënë se përpjekja për ta lidhur hetimin e Kuvendit me çështjen pasurore është mashtruese. Ai shtoi se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj hetimeve, por se, sipas tij, ky rast përbën një ndërhyrje politike.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.