29.10.2026
Politike

Berisha: Kushtetuesja u rreshtua me qeverinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot Gjykatën Kushtetuese se është vënë në shërbim të qeverisë, pas vendimit për të pezulluar masën e pezullimit nga detyra ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se vendimi bie ndesh me çdo praktikë të mëparshme gjyqësore dhe se gjyqtarët kushtetues kanë humbur çdo autoritet moral për të gjykuar çështjen në themel. Ai përmendi edhe refuzimin e mëparshëm të Gjykatës për të shqyrtuar kërkesën e një të pestës së deputetëve të opozitës, duke e cilësuar atë një precedent në kundërshtim me Kushtetutën.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në drejtësi dhe tha se çështja Balluku është kthyer në provë për shtetin e së drejtës. Sipas tij, qytetarët presin që zyrtarët e lartë të përballen me ligjin dhe se opozita do të vijojë presionin politik dhe institucional.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.