29.10.2026
Politike

Peleshi: Shqipëria rrit shpenzimet për mbrojtjen

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi se Shqipëria po rrit investimet në mbrojtje, duke theksuar se vendi mban “barrën e vet të sigurisë” si aleat i SHBA-së dhe anëtare e NATO-s.

Duke folur në Forumin e Sigurisë të organizuar nga Kongresi Amerikan, Peleshi tha se Tirana është e angazhuar për forcimin e partneritetit strategjik me Uashingtonin, në një kohë sfidash të reja gjeopolitike. Ai nënvizoi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor kërkon më shumë burime për siguri, përballë kërcënimeve hibride, ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.

Sipas tij, rritja e shpenzimeve për mbrojtjen është pjesë e përgjegjësisë së Shqipërisë ndaj aleatëve dhe sigurisë rajonale.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.