
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Shqipëria po bën një punë të shkëlqyer në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për Politico, ajo theksoi se progresi në sundimin e ligjit është pozitiv dhe po monitorohet nga afër.
Kos u ndal edhe te hetimet ndaj zyrtarëve, duke thënë se puna e SPAK është normale dhe pjesë e luftës kundër korrupsionit.
Ajo shtoi se sfida kryesore mbetet ndryshimi i mentalitetit ndaj korrupsionit.
Procesi, sipas saj, kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme.