29.10.2026
Politike

Kuvendi pritet të shpallë sot Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit

Kuvendi pritet të miratojë sot një rezolutë që e shpall Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit dhe Gardën Revolucionare (IRGC) organizatë terroriste.

Rezoluta është propozuar nga Partia Socialiste. Ajo pritet të vendosë Shqipërinë në të njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.

Kreu i grupit socialist, Taulant Balla, tha se nisma synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar kundër terrorizmit.

Dokumenti u bën thirrje vendeve demokratike dhe organizatave ndërkombëtare të marrin masa të koordinuara kundër këtyre kërcënimeve.

Opozita ka paralajmëruar bojkot. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, e quajti seancën të paligjshme dhe pa debat.

Nëse miratohet, rezoluta do të shënojë një qëndrim më të fortë në politikën e jashtme.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.