
Shqipëria shënon sot 17 vjet nga anëtarësimi në NATO, një moment që autoritetet e cilësojnë si arritje historike për sigurinë dhe orientimin euroatlantik të vendit.
Shqipëria u bë pjesë e Aleancës në vitin 2009, pas një procesi të gjatë reformash që nisi në fillim të viteve ’90.
Sot, vendi është i përfshirë në misione ndërkombëtare dhe bashkëpunon ngushtë me NATO-n në fushën e mbrojtjes.
Në vitin 2024 u inaugurua baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë, e para në rajon.
Ndërkohë, Tirana do të presë samitin e NATO-s në vitin 2027, duke rritur profilin e saj në aleancë.