29.10.2026
Politike

Dako kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka kërkuar pafajësi në Gjykatën e Lartë, duke ankimuar vendimin që e dënoi për shpërdorim detyre.

Ai i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Posaçëm të shtatorit 2025, i cili la në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg.

Rekurs kanë paraqitur edhe të pandehur të tjerë në këtë çështje, të dënuar për shkelje në tenderat e bashkisë.

Gjykata e Lartë ka caktuar si relator gjyqtarin Genti Shala.

Dako u arrestua në qershor 2023 dhe më pas u lirua nga paraburgimi, duke qëndruar në arrest shtëpie deri në nëntor 2024, kur u dënua nga Gjykata e Posaçme.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.