
Gjykata e Lartë vendosi të kthejë për rishqyrtim çështjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta.
Dosja do të shqyrtohet sërish në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Meta kishte kërkuar heqjen e masës “arrest në burg”.
Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024.
Apeli i Posaçëm e kishte lënë në fuqi masën më 30 janar.
Meta është nën hetim për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.