30.10.2026
Sociale

Ish-kryebashkiaku i Nju-Jorkut bëhet shtetas shqiptar

Vendimi u formalizua me dekret presidencial pas kërkesës së tij.

Ish-kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Erik Adams, ka marrë shtetësinë shqiptare dhe është pajisur me pasaportë.

Vendimi u firmos nga Presidenti Bajram Begaj, pas një kërkese të vetë Adams.

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi dokumentet në Tiranë gjatë një aktiviteti të Samitit të Diasporës.

Adams ka shprehur në disa raste mbështetje për Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Dhënia e shtetësisë për një figurë të lartë politike ndërkombëtare shihet si një gjest simbolik që nënvizon lidhjet me diasporën shqiptare.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.