29.10.2026
Politike

POLITIKË/Tre interpelanca për qeverinë në Kuvend

Opozita kërkon shpjegime për mbrojtjen, arsimin dhe portin e Durrësit.

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare me tre interpelanca të kërkuara nga opozita.

Seanca nis me interpelancën me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, për krijimin e shoqërisë shtetërore “KAYO”.

Një tjetër interpelancë është kërkuar me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, për procesin e kualifikimit të mësuesve.

Deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri kanë kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për anulimin e tenderit të portit të ri të Durrësit.

Pas interpelancave, Kuvendi pritet të shqyrtojë disa marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë një projekt për rrjetin energjetik në veri dhe një marrëveshje bashkëpunimi me Gjermaninë.

Në fund të seancës pritet edhe zgjedhja e kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.