30.10.2026
Sociale

SPAK lëshon 11 urdhërarreste për trafik droge

Operacioni po zhvillohet në disa qytete dhe ka çuar në disa arrestime.

SPAK po zhvillon një operacion në disa qytete të vendit në kuadër të një hetimi për trafik droge.

Sipas burimeve, janë lëshuar 11 urdhërarreste dhe disa persona janë arrestuar.

Urdhrat janë firmosur nga prokurori Alfred Shehu.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi rolin e të arrestuarve apo shtrirjen e grupit.

Operacioni vijon dhe pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.