
Policia arrestoi një 57-vjeçar në Durrës, i dyshuar se shkaktoi një aksident fatal duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë, ku humbën jetën dy fëmijë, 12 dhe 10 vjeç, ndërsa një 8-vjeçar mbeti i plagosur rëndë.
Sipas hetimeve, drejtuesi humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, duke goditur tre të miturit. Testi i alkoolit rezultoi 0.73 mg/l.
Pas aksidentit, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u ndalua më pas nga policia.
I mituri i plagosur ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.