
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 26 majin 1996, datën e zgjedhjeve parlamentare të shoqëruara me tensione dhe akuza për manipulim, duke e krahasuar me Shqipërinë e sotme në procesin e integrimit evropian.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga përplasjet politike të vitit 1996, ku shfaqen edhe figura të Partisë Socialiste si Servet Pëllumbi, Blendi Gonxhja dhe Erion Braçe.
Zgjedhjet e 26 majit 1996 u shoqëruan me akuza të opozitës për manipulim, tensione politike dhe protesta.
Rama e vendos këtë datë përballë 26 majit 2026, kur në Bruksel u mbajt Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Konferenca u fokusua te grupkapitulli “Themeloret” dhe përmbushja e piketave të ndërmjetme për sundimin e ligjit, drejtësinë dhe institucionet demokratike.
“Një datë që flet për dy botë”, shkroi Rama në postim.