29.10.2026
Politike

Rama: Shqipëria nuk ka plan tjetër përveç BE-së

Kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian mbetet rruga e vetme strategjike për Shqipërinë, pavarësisht problemeve që po kalon vetë Evropa.

Në një intervistë për median estoneze “Postimees”, Rama tha se Shqipëria nuk ka aleatë apo partnerë të tjerë të mëdhenj dhe se nuk kërkon alternativa jashtë BE-së.

“Ne kemi vetëm BE-në”, tha ai.

Rama u pyet edhe nëse viti 2030 mbetet realist për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai tha se, për momentin, ky afat është realist, por shtoi se situata mund të ndryshojë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.