29.10.2026
Politike

Rama takohet me kryeministrin e Koresë së Jugut, në fokus tregtia dhe AI

Kryeministri Edi Rama u takua në Seul me kryeministrin e Koresë së Jugut, Kim Min-seok, për më shumë bashkëpunim në tregti, investime dhe inteligjencë artificiale.

Takimi u zhvillua gjatë vizitës së Ramës në Korenë e Jugut, ku ai po merr pjesë në Konferencën e Lidershipit Aziatik.

Sipas zyrës së kryeministrit koreano-jugor, Kim vlerësoi interesin e Shqipërisë për teknologjitë e avancuara dhe përmendi përdorimin e inteligjencës artificiale në qeverisje.

Rama tha se Koreja e Jugut është shembull për Shqipërinë në zhvillim ekonomik dhe modernizim.

Në takim u përmend edhe “Diella”, ministrja virtuale për prokurimet publike, e prezantuar nga qeveria shqiptare si pjesë e përdorimit të AI në administratë.

Gjatë vizitës, Rama pritet të zhvillojë takime edhe me drejtues kompanish koreane, me fokus mundësitë e investimeve në Shqipëri.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.