
Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovision Song Contest 2026, pas performancës së Alis në gjysmëfinalen e dytë me këngën “Nân”.
Alis siguroi kalimin në finalen e madhe, që do të mbahet të shtunën, pas një interpretimi vokal të fortë në skenën e Wiener Stadthalle në Vjenë.
Performanca e Shqipërisë u shoqërua me skenografi moderne dhe efekte vizuale, ndërsa kënga “Nân” mori reagime pozitive nga publiku në sallë.
Gjatë mbrëmjes, flamuri kuqezi ishte i pranishëm në arenë dhe në Green Room, ku delegacionet prisnin shpalljen e finalistëve.
Kualifikimi e çon Shqipërinë në natën finale të Eurovisionit, ku Alis do të konkurrojë për rezultatin më të mirë të vendit në këtë edicion.