
Studiuesi Ardian Muhaj thotë se studimet e fundit të ADN-së e vendosin popullsinë shqiptare ndër më të vjetrat në Ballkan.
Sipas tij, studimi është zhvilluar në disa faza dhe ka kaluar në një proces të gjatë shqyrtimi shkencor.
Muhaj thotë se të dhënat gjenetike tregojnë vazhdimësi të fortë të popullsisë shqiptare në rajon, ndërsa gjuhët e tjera të lashta ballkanike, si trakishtja dhe dakishtja, nuk janë ruajtur në formë të shkruar.
Ai e cilëson këtë si një dëshmi të rëndësishme për historinë dhe identitetin e shqiptarëve në Ballkan.