
Tirana po pret konferencën e 63-të të Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregullatore, EPRA, rrjeti më i madh i rregullatorëve të medias në Evropë.
Në konferencën që zhvillohet më 20-22 maj marrin pjesë delegacione nga 42 vende evropiane.
Shqipëria është vendi organizator përmes Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Kryetarja e Bordit të EPRA-s, Stephanie Comey, tha se platforma është një forum i hapur, neutral dhe jopolitik për rregullatorët e medias.
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, paraqiti zhvillimet kryesore në tregun audioviziv shqiptar dhe punën për përafrimin e legjislacionit me standardet evropiane.