29.10.2026
Politike

Trump mund të vizitojë Ballkanin gjatë verës

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të vizitojë Greqinë këtë verë, ndërsa ende nuk dihet nëse udhëtimi do të përfshijë edhe vende të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, tha se vizita është planifikuar për muajt e verës, por nuk dha një datë të saktë.

Sipas saj, në delegacion pritet të jenë edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Në këtë fazë nuk ka konfirmim nëse Trump do të vizitojë edhe vende të tjera të rajonit, përfshirë Shqipërinë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.