29.10.2026
Politike

Burime: DASH i ka hequr “non gratën” Sali Berishës

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka hequr “non gratën” kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, sipas burimeve të Klan News.

Sipas të njëjtave burime, vendimi i është komunikuar Berishës përmes një telefonate nga e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

Komunikimi zyrtar për vendimin pritet ende.

Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit më 19 maj 2021.

Masa përfshinte edhe familjarët e tij.

Në atë kohë, DASH e argumentoi vendimin me pretendime për korrupsion të madhor gjatë ushtrimit të funksioneve publike.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.