29.10.2026
Politike

Hoxha dhe Kurti kërkojnë projekte konkrete mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, u diskutua nevoja që marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve të kthehen në projekte konkrete.

Sipas Hoxhës, Shqipëria dhe Kosova duhet të çojnë përpara bashkëpunimin në fusha që prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Në takim u përmendën Hekurudha Kuq e Zi, korridoret energjetike, transporti, arsimi, kultura, shkenca, siguria, mbrojtja dhe diplomacia.

Hoxha tha se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në forcimin e demokracisë, institucioneve, shtetit të së drejtës dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Ai shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është i rëndësishëm edhe për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.