
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar projektligjin për kontrollet zyrtare të ushqimit dhe raportet vjetore të disa institucioneve të pavarura.
Projektligji lidhet me sigurinë ushqimore, ushqimin për kafshë, shëndetin e kafshëve dhe bimëve, si dhe kontrollin e produkteve për mbrojtjen e bimëve.
Pas tij, deputetët do të shqyrtojnë projektrezolutat për punën e institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025.
Në rend dite janë raportet për shërbimin civil, të drejtën e informimit, administratën publike, konkurrencën, prokurimin publik, dosjet e ish-Sigurimit, krimet e komunizmit dhe sigurimin e depozitave.
Raportet do të paraqiten nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Për secilin raport është parashikuar debat parlamentar deri në 120 minuta.
Në fund të seancës, deputetët mund të diskutojnë edhe çështje jashtë rendit të ditës.