
Një person humbi jetën dhe pesë të tjerë u lënduan lehtë këtë mëngjes në një aksident në aksin Vlorë-Orikum, pranë Radhimës.
Në aksident u përfshinë tre automjete.
Paraprakisht dyshohet se përplasja ndodhi pas një parakalimi të gabuar.
Pas përplasjes, një fugon dhe një automjet u përfshinë nga flakët dhe u dogjën plotësisht.
Viktima ishte drejtues i njërit prej automjeteve dhe humbi jetën në vendngjarje.
Pesë pasagjerë me shtetësi egjiptiane u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Policia po heton rrethanat e aksidentit.