
Partia Demokratike do të mbledhë më 1 korrik Këshillin Kombëtar, ku pritet të zgjidhet drejtimi i ri i këtij organi dhe Kryesia e re e partisë.
Sipas njoftimit të selisë blu, mbledhja do të mbahet në orën 18:00.
Zgjedhja e forumeve drejtuese është diskutuar prej javësh brenda PD-së, pasi procesi është zgjatur pa një afat të qartë publik.
Brenda partisë ka pasur edhe debate për disa emra të propozuar, të cilët kontestohen nga një pjesë e anëtarësisë për mungesë profili politik dhe njohjeje në bazë.