30.10.2026
Sociale

Shqipëria përfshihet nga vala e të nxehtit

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta, si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin.

Sipas meteorologëve, temperaturat minimale këtë mëngjes ishin rreth 21 gradë Celsius.

Gjatë ditës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Era do të jetë e lehtë, me drejtim kryesor jugperëndim dhe verilindje.

Në det pritet valëzim i ulët, deri në forcën 1-2 ballë.

Gjatë javës së ardhshme pritet rritje e mëtejshme e temperaturave, me vlera maksimale që mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.