
Liqeni i Shkodrës është përfshirë në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës të UNESCO-s, njoftoi kryeministri Edi Rama.
Rama tha se vendimi lidhet me punën diplomatike dhe angazhimin për mbrojtjen e liqenit.
Në një postim në Facebook, ai e cilësoi përfshirjen si lajm të mirë për trashëgiminë natyrore të Shqipërisë.
Liqeni i Shkodrës është një nga zonat më të rëndësishme natyrore në rajon dhe ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.