29.10.2026
Politike

Balla: Në protestë kanë mbetur “sorrat”, qytetarët e vërtetë u larguan

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, publikoi foto nga protesta e djeshme, duke deklaruar se qytetarët që protestuan për pelikanët dhe mjedisin janë larguar dhe kanë mbetur vetëm “sorrat”.

“Unë i respektoj maksimalisht ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Ata kërkojnë dëgjimin dhe reflektimin tonë,” shkroi Balla, duke theksuar se ata meritojnë dialog dhe zgjidhje të shqetësimeve.

“Sot aty kanë mbetur sorrat. Kurse ata flamingot meritojnë dialogun dhe hapat për zgjidhjen e shqetësimeve,” shtoi ai, duke diferencuar protestuesit legjitimë nga ata që, sipas tij, kanë mbetur në bulevard.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.