29.10.2026
Politike

Berisha thërret demokratët në protestë pas përplasjeve para Kuvendit

Sali Berisha u bëri thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike t’u bashkohen protestave, një ditë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve para Kuvendit.

Kreu i PD-së akuzoi policinë për dhunë ndaj qytetarëve, përfshirë gra me fëmijë dhe persona që, sipas tij, nuk kishin lidhje me protestën.

Berisha tha se protestuesit po kërkojnë largimin e qeverisë dhe i cilësoi kërkesat e tyre si përfaqësuese të interesave të qytetarëve.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.