
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së të enjtes në Laç.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, i dyshuari është E. Suti.
Ai dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj I. Likës, i cili mbeti i vrarë.
Autori i dyshuar dhe viktima jetonin në të njëjtën lagje.
Hetuesit po verifikojnë marrëdhënien mes tyre dhe konfliktet e mundshme që mund të kenë çuar në vrasje.
Viktima ishte me origjinë nga Miloti, por prej vitesh banonte në Laç.
Sipas burimeve hetimore, ai njihej me katër mbiemra të ndryshëm.
Grupi hetimor po verifikon të kaluarën e tij, përfshirë aktivitetin dhe qëndrimet jashtë vendit.
Policia po punon edhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm dhe zbardhjen e motivit.
Kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar vijojnë në disa zona.