29.10.2026
Politike

Kuvendi sot me interpelancë për turizmin dhe ndryshime për SHISH-in

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare, ku në rend dite janë një interpelancë për sezonin turistik, pyetje për policinë e burgjeve dhe disa projektligje.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, do të jetë në interpelancë me deputeten Ina Zhupa për masat e marra për sezonin e ri turistik.

Në seancë do të zhvillohet edhe një pyetje-përgjigje me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, e kërkuar nga deputeti Klevis Balliu, për situatën e punonjësve të policisë së burgjeve.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu projektrezolutën për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025.

Në rend dite është edhe ratifikimi i marrëveshjes së garancisë mes Shqipërisë dhe BERZH-it për projektin e nënstacionit të OSHEE-së në Tiranë.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Një tjetër pikë e rendit të ditës janë ndryshimet në ligjin për Shërbimin Informativ Kombëtar.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.