
Përplasje mes protestuesve dhe policisë u shënuan sot jashtë Kuvendit, ndërsa deputetët hynin për seancën plenare.
Disa protestues, të vendosur pranë hyrjes së deputetëve, hodhën vezë dhe miell në drejtim të makinave të tyre.
Pas incidentit, policia ndërhyri dhe shoqëroi disa protestues.
Tubimi vijoi para Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës u pritën me thirrjet “opozitë e shitur” dhe “nuk na përfaqësoni”.
Seanca plenare po zhvillohet nën masa të forta sigurie.
Në zonë janë vendosur efektivë policie, barriera metalike dhe mjete të tjera për kontrollin e rendit.
Masat u morën pasi gjatë protestës së një dite më parë ishte paralajmëruar tubimi para Kuvendit, me thirrje që pjesëmarrësit të merrnin vezë dhe miell me vete.