29.10.2026
Politike

Çela mbledh urgjent prokurorët për pagat e magjistratëve

Prokurori i Përgjithshëm ka thirrur drejtuesit e prokurorive dhe Shoqatën e Prokurorëve për të dalë me një qëndrim të përbashkët.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka thirrur për të hënën në orën 10:00 një mbledhje urgjente për çështjen e pagave të magjistratëve.

Në takim do të marrin pjesë drejtuesit e prokurorive në rrethe dhe përfaqësues të Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë. Të ftuar janë edhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pas mbledhjes pritet që Prokuroria të dalë me një qëndrim të përbashkët për pagat.

Debati nisi pasi KLGJ dhe KLP llogaritën pagat e reja me një formulë të ndryshme, ndërsa Ministria e Financave kërkoi që listëpagesat të bëhen sipas skemës së mëparshme derisa Kuvendi të miratojë ndryshimet ligjore.

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka deklaruar se ndryshimi i pagave duhet të bëhet me ligj. Projektligji për pagat i është dërguar Kuvendit më 30 korrik.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.