
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha tha se Shqipëria nuk po pret anëtarësimin në Bashkimin Evropian për të kontribuar në sigurinë e kontinentit, por po e bën këtë tashmë përmes NATO-s, politikës së jashtme të BE-së dhe pjesëmarrjes në misione ndërkombëtare.
Duke folur në Forumin Evropian Alpbach në Austri, Hoxha tha se vendi është i gatshëm të marrë një rol më të madh në përballimin e sfidave të përbashkëta evropiane.
Sipas tij, Shqipëria është plotësisht e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë sanksionet e Unionit dhe pjesëmarrjen në operacionet e drejtuara prej tij.
Hoxha tha se synimi nuk është vetëm që Shqipëria të jetë gati për Evropën, por edhe të jetë e dobishme për të.