30.10.2026
Sociale

Pesë shqiptarë riatdhesohen nga Siria, SHBA përshëndet operacionin

Dy gra dhe tre fëmijë shqiptarë janë riatdhesuar nga Siria dhe do të përfshihen në programe rehabilitimi dhe riintegrimi.

Ambasada amerikane në Tiranë përshëndeti operacionin, duke cituar Byronë e Kundërterrorizmit të Departamentit amerikan të Shtetit.

SHBA e cilësoi riatdhesimin një zhvillim pozitiv si për familjet e kthyera, ashtu edhe për sigurinë globale.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.